Art & Kulturë

Ekspertët: Njoftimet e celularit përkeqësojnë humorin

Stresi nga smartfonët është tashmë një realitet. Këtë e dinë më së miri personat të cilët marrin qindra mijëra njoftime. Emailet, grupet në whatsapp, postimet në Facebook, janë kthyer në makthin e botës moderne. Tashmë, për të vërtetuar atë që të gjithë e njohin, është kryer një kërkim shkencor nga Universiteti Notingam Trent në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit kanë hulumtuar mbi efektin e njoftimeve në gjendjen emocionale, duke monitoruar 50 personave në një periudhë 5 javore. Me më shumë se gjysmë milion alarme, 32% përkthehen në emocione negative, duke i bërë përdoruesit të ndihen armiqësorë, nervozë dhe të ndihen në siklet. Një e treta e njoftimeve shkaktojnë stres. Në veçanti, ato që kanë më shumë ndikim negativ te humori i njerëzve janë njoftimet në lidhje me aktivitetet jo njerëzore – pra njoftimet për praninë e wifi ose përditësimet e softuerit –dhe ato që lidhen me punën.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).