Art & Kulturë

E sigurt që s’keni për t’i njohur këta aktorë të famshëm, transformimi i tyre do t’ju lëjë pa fjalë

Gjithmonë në sytë e publikut, të kuruar deri në detajin më të vogël nga stilistët dhe grimierët që u venë gjithmonë nga pas – Kështu shfaqen para nesh VIP-at e Hollywood.

Megjithatë, një pjesë që ka ngelur në errësirë dhe nuk është shumë e ditur për publikun e gjerë, mbeten transformimet e tyre për rolet me të cilat kanë fituar famë.

Që nga shtimi në peshë qëllimisht, mbajtja e sekreteve ndaj familjes, orë të stërgjatura përpara grimit, këto janë vetëm disa nga sakrificat që shumë prej aktorëve të famshëm kanë bërë për të marrë pjesë në një film. Ja disa prej këtyre transformimeve:

Jared Leto në filmin “Dallas Buyers Club”, 2013

Leto portretizoi në këtë film një të sëmurë nga SIDA dhe për të krijuar pamjen e tij, grimierja e këtij filmi intervistoi shumë doktorë për të arritur të krijonte pamjen që kanë këta pacientë.

John Travolta në filmin “Hairspray”, 2007

John u shndërrua në një femër shtëpiake që jetonte në vitet ’60 në Amerikë. Atij iu desh të mbante përveç makeup-it të rënduar, edhe një kostum të rëndë për plot 5 orë çdo ditë!

Danny DeVito në filmin “Batman Returns”, 2002

Personazhi ‘Penguin’ që DeVito portretizoi në këtë film u mbajt aq sekret, saqë aktorit nuk i lejohej që t’i tregonte as familjes së vet ndonjë detaj për rolin dhe karakterin e tij.

Jacob Tremblay në filmin “Wonder”, 2017

Jacobit iu desh të qëndronte për 2 orë pa lëvizur për të vendosur protezat dhe makeup-in që të portretizonte rolin e Auggie Pullman. Për t’i kuptuar më mirë sfidat me të cilat përballeshin personat e prekur nga sindroma Treacher Collins, ai u bë shokë me disa fëmijë që kishin këtë sindromë.

Gary Oldman në filmin “Darkest Hour”, 2017

Për t’u transformuar plotësisht në Kryeministrin legjendar britanik, Winston Churchill”, Oldman i kërkoi artistit të dalë në pension, Kazuhiro Tsuji, që të bënte makeup-in e tij. Tsuji është mjaft i famshëm për transformimin e karaktereve të filmave: Ai ka krijuar personazhin Hellboy, Grinchin dhe të tjerë.

Charlize Theron në filmin “Monster”, 2003

Për të portretizuar rolin si një e burgosur, bukuroshja Charlize Theron iu desh që të sakrifikonte linjat e saj perfekte. Ajo qëllimisht shtoi në peshë për t’iu afruar më tepër personazhit dhe shpenzoi orë të tëra me grimierin e saj.

Robert de Niro në filmin “Frankestein”, 1994

Artistët e makeup bënë një punë perfekte, duke e shndërruar De Niron në krijesën e shëmtuar të Frankeshtajnit.

John Leguizamo në filmin “Spawn”, 1997

Aktori shpenzoi orë të tëra në sallën e grimit, aq sa u betua se nuk do të pranonte më role që do ta detyronin atë të transformohej. Ironikisht, ai përfundoi në të njëjtën situatë kur filloi të luante në serialin “Arabian Nights”.

Brad Pitt në filmin “The Curios Case of Benjamin Button”, 2008

Për t’u transformuar nga një burrë plak në një vogëlush, Brad Pitt iu nënshtrua orëve të tëra të grimit, ku artistët e makeup-it e bënë atë të dukej sikur i kishte jetuar të gjitha moshat.

Ralph Fiennes në rolin e Lord Voldemort, Harry Potter

Fituesi i dy çmimeve Oscar për “Artistin më të mirë të makeup”, Mark Coulier, është personi që qëndron pas pamjes së frikshme të Lord Voldemort.

Meryl Streep në filmin “Angels of America”, 2003

Arritët që ta njihnit aktoren e famshme në këtë foto? Në këtë film ajo portretizoi plot 4 personazhe: Hannah Pit, Ethel Rosenberg, një ëngjëll dhe një lypës! Kjo është fuqia e makeup-ti!

Helena Bonham Carter në filmin “Planet of the Apes”, 2011

Aktorja e famshme është e pamundur që të njihet në këtë film! Ajo është transformuar plotësisht, falë aftësive të padiskutueshme të makeup-it.

Richard Brake në serialin “Game of Thrones”, 2014

E kush prej fansave të këtij seriali nuk e njeh Mbretin e Natës (Night King)? Pas kuintave qëndron një numër i talentuar artistësh të makeup-it, të cilët me aftësitë e tyre i kanë dhënë jetë shumë personazheve në këtë serial!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).