Art & Kulturë

E mbani mend skulpturën e shëmtuar të Cristiano Ronaldos? Ja se si duket ajo tani!

Vitin e kaluar skulptori portugalez Emanuel Santos, realizoi bustin e futbollistit të famshëm Ronaldo, me rastin e ceremonisë së inagurimit të aeroportit “Cristiano Ronaldo” në Madeira, Portugali.

Megjithatë ky bust nuk u prit aspak mirë nga kritikët dhe njerëzit, të cilët e vunë re menjëherë se skulptura ishte një punim i keq dhe i deformuar i pamjes së futbollistit të famshëm portugez. Shumë shpejt ajo u bë qendër e diskutimeve në internet e media, duke bërë që të hynte në punimet e këqija të botës.

Related image

Busti i parë i pandryshuar

Kështu, artistit iu propozua që ta ribënte bustin e  Ronaldos, sfidë të cilët ai e pranoi si një mundësi të dytë për të shlyer dëmin e bërë. Mesa duket, Santos e ka realizuar me sukses këtë sfidë, pasi rezultati është mjaft i kënaqshëm.

Tashmë, busti i përafrohet shumë pamjes reale të Cristiano Ronaldos dhe është lavdëruar nga mjaft veta.

Image result for emanuel santos

Busti i rregulluar

Në lidhje me pamjen fillestare të tij, Santos ka pranuar gabimin në zgjedhjen e materialit të bronztë për këtë skulpturë. “Cristiano kërkoi eleminimin e rrudhave në sy për t’u dukur më i ri. Nuk u pëlqeu të gjithëve? Epo, asnjë artist nuk arrin t’i kënaqë të gjithë”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).