E festoni vitin e ri në Tiranë? Ja lokalet që organizojnë party mbrëmjen e 31 dhjetorit!

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Është kthyer në një traditë për të gjithë shqiptarët tashmë, që në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, të mblidhen së bashku me familjen dhe të shijojnë një darkë festive plot me gatime tradicionale.

E pasi troket mesnata dhe ka ardhur zyrtarisht data 1 janar, nuk janë të paktë njerëzit që zgjedhin ta festojnë hyrjen e vitit të ri në lokale që ofrojnë muzikë live e jo vetëm.

Më poshtë po rendisim disa prej lokaleve dhe club-eve në kryeqytet që do të jenë të hapura pas orës 00:00 të 1 janarit, për të gjithë ju që doni të kërceni e festoni hyrjen e 2018.

Tek Lollipop Club si të ftuarit në natën e ndërrimit të viteve, do të jenë këngëtarët kosovar Mc Kresha & Lyrical Son dhe performojnë Dj Aldo & Reeves.

Në Arena Club janë të ftuar natën e ndërrimit të viteve dy prej këngëtarëve më “IN” të momentit, Noizy & Ledri Vula.

Status Live Show feston me muzikë live nga këngëtarët Era Rusi, Mateus Frroku, Irkenc Hyka, Arjeta Palushaj, J Gashi dhe Reinaldo Gaci.

Folie Terrace ka të ftuar këngëtarin e njohur kosovar, Capital T.

Cinco Cavalli Club në natën e ardhjes së vitit të ri, do të ketë të ftuar këngëtarët shqiptar Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Dj Vicky, si edhe Dafina Zeqiri.

Skena – Jazz Club më 31 dhjetor do të ketë muzikë live, ku bileta kushton 25.000 + një pije. Orari: 00:00 – 02:15.

Tek Magic 4 është e ftuar gjatë natës së parë të vitit, këngëtarja popullore Merita Halili dhe Raif Hyseni.

Love & Dance tek Kompleksi Taiwan, kati i dytë, organizon një mbrëmje nën tingujt e discotica Latina me Dj Dragao. Hyrja 1000 lekë personi.

Në Venue Club, nuk mund të mungonte edhe natën e ndërrimit të viteve, performanca live e këngëtares Aurela Gaçe, shoqëruar nga Valon Shehu, Gerta Mahmutaj, Melissa, Xheisara, Aldo dhe Krenari.

Amer Doux & Friends do të performojnë në 31 dhjetor tek Destil Hostel. Mbrëmja fillon në 23:55 – 07:00 dhe çmimi i biletave varion nga 1000 lekë për hyrjen ose 3000 lekë femrat & 3500 meshkujt, ku janë të përfshira pijet.

Tek Tulla – Culture Center viti i ri do të festohet me muzikë soul, funk e disco të luajtur vetëm me vinila nga Dj Chvare & The Funky Villianz. Bileta kushton 1000 lekë.

Discobox sjell pas mesnatës performancën live të Ledio Ciko dhe Ger Kacerja, me Dj Minimum & Tato.

Tek Latini, festohet me muzikë latine dhe jo vetëm. Dyert hapen në orën 00:00 deri në 06:00.

Tek Rock Stock Tirana pas orës 1 të mesnatës, vijnë për të gjithë personat që do të jenë pjesë e kësaj nate, Altin Goci, Erjon Zaloshnja, Vitmar Basha, Anxhel Elmazi, si edhe një stand up komedi nga Gent Hazizi.

Në Padam vijnë Dj Ad Disha dhe Flo Ross. Festa fillon më 23:59 dhe bileta kushton 5000 lekë, ku përfshihet open bar në çmim.

“Da Da?” ka të ftuar dj Chriss V & 24 Ray, ku hyrja kushton 1500 lekë.

Tek “Bla Bla Bar” do të performoj live Andi Stafuka, mbështetur nga Lambert Jorganxhi që është në keyboard. Gjithashtu, i ftuar do të jetë edhe Nj Nissi.

Më 31 dhjetor tek Cavaliero Club, janë të ftuar këngëtarët Fifi, Lorenco dhe Marjona.

Tek Raum Bar, do të keni open bar me një çmim prej 3000 lekësh dhe muzikë nga Dj George & Ani Balla.

Pepper Pizza & Cocktail feston me muzikë të vendosur nga Gent Xhani dhe në katin e dytë performojnë Bani D & Dabo.

La Rosa Negra, një lokal që është bërë i njohur për muzikën e tij latine, qëndron i hapur natën e ndërrimit të viteve për të gjithë fansat e muzikës spanjolle. Dj është Mr. Freeman dhe hyrja kushton 1000 lekë.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj