A e dinit se Kukësi ka pasur aeroport më 1941? Ja disa detaje mbi të

Petrit Palushi, një shkrimtar dhe studiues i njohur, ka sjellë nëpërmjet një kalendari enciklopedik, një fakt mjaft interesant.

Sipas tij, Kukësi ka patur aeroport dhe prej këtij aeroporti, ka udhëtuar me avion edhe piktori shqiptar me famë botërore, Ibrahim Kodra, që punoi dhe jetoi në Itali.

Nëpërmjet një fotoje të postuar në Facebook të një faqeje të enciklopedisë, Petrit Palushi ka bërë këtë zbulim interesant.

Nga fleta e Kalendarit Enciklopedik, viti 1941. Linjat ajrore, udhëtimet; të mos harrojmë: Viti 1941. Asokohe, Aeroporti në Kukës quhej “Fusha e ballonave” dhe i ndërtuar shumë vjet ma para…”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, Palushi ka kujtuar edhe kohën kur Ibrahim Kodra ka udhëtuar me avion nga aeroporti i Kukësit.

“Pjesë nga enciklopedia që dëshmojnë udhëtimin në vijë ajrore drejt Kukësit. Në vitin 1939 udhëtoi me avion piktori Ibrahim Kodra për në Kukës dhe kthimin e bani po me avion. Ka qëndruar 2 javë në Kukës, Nangë, Bicaj. Sipas tij, në intervistën dhënë Vath Koreshit ne vitin 1993, ka deklaruar se “Më ka marrë malli edhe për Kukësin… më ka çuar atje për ushtrime traineri Anxhelo Antiko, merresha me hedhjen e diskut në atë kohë dhe isha kampion”, shkruan Palushi.

Related image
Ibrahim Kodra