“Duke edukuar Ritën” shfaqet para publikut shkodran

8-9 Dhjetor, Teatri Migjeni, Shkodër

Komedia britanike “Duke edukuar Ritën” do të ngjitet në skenën e Teatrit Migjeni në datat 8 dhe 9 dhjetor. Teatri Shëtitës “Çajupi” fton publikun të ndjekë performancën e Laura Nezhës dhe Mehmet Xhelilit, të cilët janë aktorët protagonistë dhe të vetëm të komedisë britanike.

Komedia e Willy Russell ka në qendër marrëdhënien mes Ritës, një parukiereje 26-vjeçare dhe Frenkut, një lektori në mesomoshë. Rita regjistrohet në universitet, e mërzitur nga rutina dhe puna dhe aty njihet me Frenkun. Komedia analizon konceptin e lirisë, ndryshimit, sistemit të klasave,, mangësitë e edukimit dhe natyrën e vetëzhvillimit.

“Duke edukuar Ritën” vjen me regji të Kiço Londos.