Dua Lipa konfirmon koncertin në Kosovë, ja kur do të vijë këngëtarja

Këngëtarja e famshme me origjinë kosovare, Dua Lipa, do të japi një koncert në Kosovë këtë verë.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet Dua nëpërmjet publikimit në Instagram të listës së koncerteve që do të mbajë në vende të ndryshme të botës. Këngëtarja do të ngjitet në skenën e kryeqytetit kosovar më 10 gusht.

Fama e Dua Lipës është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Së fundmi ajo triumfoi në Brit Awards, ku rrëmbeu çmimin e “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë debutuese”.