Art & Kulturë

Dren Abazi & Bend hedhin në treg albumin e tyre të ri me anë të një eventi special për fansat…

Këngëtari i njohur kosovar dhe bendi i tij Zig Zag Orchestra, do të promovojnë albumin e tyre “Mes Yjesh” nëpërmjet një koncerti në Tiranë, në prag të festave të fundvitit.

Albumi përmbledh disa prej produksioneve më të mira të band-it, në të cilat ndërthuren mjeshtërisht ritmet ballkanike me nota jazz-i.

Në këtë koncert recital, që do të zhvillohet në 28 dhjetor, Dren Abazi do të shoqërohet nga orkestra e madhe prej 15 instrumentistësh, prandaj, nuk duhet ta humbisni këtë ‘natë yjesh’, që do ju dhurojë një shfaqje spektakolare.

Biletat i gjeni në disa lokale në Tiranë, emrat e të cilëve këngëtari i ka publikuar në rrjetin e tij social.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).