Drama e njohur botërore “Babai” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Një komedi e trishtë, “Babai”, trajton një subjekt real të ditëve tona, ku mosha e tretë ndodhet para një udhëkryqi zgjedhjesh, nëse do t’i kaloj ditët e mbetura krah fëmijëve apo në azil.

Shkruar nga romancieri dhe dramaturgu i njohur francez, Florian Zeller, kjo dramë ka korrur sukses në të gjitha vendet ku është shfaqur, duke u cilësuar si “drama më e fuqishme botërore e dhjetëvjeҫarit të fundit.”

Pas shfaqjes së saj në teatrin “Skampa” të Elbasanit, premiera e saj në Tiranë do të mbahet më 20 dhjetor në Teatrin Kombëtar dhe do të vazhdoj të shfaqet gjatë datave 21, 22, 23 e 24 dhjetor, ora 20:00.

Ajo do të vihet në skenë për publikun shqiptar nga regjisori Spiro Duni dhe në rolin kryesor interpreton aktori i madh Reshat Arbana.

Në role të tjera luajnë edhe aktorët: Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi dhe Elia Zaharia.

Trailer i “Babai”:

https://www.facebook.com/officialTeatriKombetar/videos/10154901825857121/

"BABAI",shfaqja nga Florian Zeller. Me Regji te SPIRO DUNISkena dhe Kostumet Laedia Hajdari • RESHAT ARBANA • Flaura Kureta• ELIA ZAHARIA • Hysen Mullajonuzi• Mario Elezi Ne Datat 20, 21, 22, 23, 24 ne Teatrin Kombetar ora 20:00.Vjen pas nje suksesi te jashtezakonshem ne teatrin Skampa te Elbasanit.‘’Babai’’ trajton një subjekt real të ditëve tona, ku mosha e tretë mbetet në udhëkryqin për ti kaluar ditët me fëmijët apo në azil.Rezervimet kane filluar ne nr.042223022#ejaneteater #TeatriKombetarteatriitegjitheshqiptareve

Posted by Teatri Kombetar on Sunday, December 17, 2017

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.