Art & Kulturë

Doni të visheni me më shumë stil, por pa shpenzuar shumë? Këto këshilla do ju ndihmojnë!

Nëpërgjithësi femrat mendojne se nuk kanë rroba mjaftueshëm… edhe nëse dollapi i tyre mund të rrëzohet ndonjë ditë nga pesha e madhe e rrobave në të…
Të gjitha zonjat dhe zonjushat duan të vishen sa më bukur dhe me stil, por për një pjesë, ky aspekt bëhet pak i vështirë sepse thjesht nuk mund të harxhojnë shumë. Pikërisht këto këshilla më poshtë do iu hyjnë në ndihmë që të dukeni bukur me pak rroba në dispozicion.

Një pallto e mirë gjithmonë do ju zgjidhë problemet – Është ndër aksesorët më të rëndësishëm që duhet me patjetër të dispononi në garderobën tuaj. Nëse nuk e keni një, blini një pallto me një material të mirë, ngjyrë neutrale që të përshtatet me veshjet që keni dhe do të shikoni se si do të dukeni me stil brenda pak minutash. Madje ajo do iu ndihmojë të fshehni edhe ndonjë bluzë jo aq të bukur që keni veshur nën të!
Thuajini JO çantave me rrip të gjatë! Nëse doni të dukeni sa më shik, përdorni çanta me rrip të vogël që mbahen në dorë ose hidhen në krahë. Sigurisht që ju mund të vazhdoni t’i vishni çantat me rrip të gjatë, por preferohet që ta limitoni përdorimin e tyre gjatë darkave kur dilni.
Vishni sa më shumë aksesorë – A keni frikë se nëse vishni vëthë të mëdhenj dhe syze në të njëjtën kohë do të dukeni çuditshëm? Mos u merakosni! Shumë dizanjer të njohur në fushën e modës i kanë dhënë dritën jeshile përdorimit të sa më shumë aksesorëve! Dhe mbi të gjitha, ju mund të vishni bizhuteritë që dispononi, pa qenë nevoja të shpenzoni për të tjera!

Kushtojini rëndësi veshjes tuaj– Disa prej nesh nga nxitimi kapin bluzën dhe pantallonat e para që gjejnë në mëngjes ashtu përgjumësh siç jemi dhe i veshim ato për të shkuar në punë a shkollë, vetëm për të kuptuar më vonë që nuk jemi kombinuar mirë. Për të shmangur këto ‘aksidente’, e këshillueshme është që ta mendoni veshjen për të nesërmen që natën më parë, në mënyrë që të bëni kombinimet e duhura dhe të zgjidhni veshjen e përshtatshme.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).