Art & Kulturë

Doni të përditësoni të dhënat tuaja në Facebook? Ja se çfarë duhet të dini para se të bëni veprime

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckenberg, dëshmoi para ligjvënësve në Senatin Amerikan në lidhje me privatësinë dhe të dhënat.

Disa anëtarë të Kongresit e shfrytëzuan këtë dëshmi si një mundësi për të shtruar pyetje, dhe falë ndryshimeve të fundit që Facebook ka bërë javë më parë në të dhëna dhe privatësi, Mark Zuckenberg ishte në gjendje të përgjigjej në ato pyetje.

Kjo është ajo se çfarë duhet që të mësojnë kompanitë dhe marketerët nga dëshmia e tij.

Rregullat e privatësisë që Facebook është duke i implementuar në mënyrë që të përshtatet me kërkesat e GDPR në Evropë do të shtrihen globalisht, mirëpo pohimi afirmativ do të mund të ndryshojë në varësi të regjionit.

Zuckenberg pohoi se Qeveritë do të mund të ndërhyjnë në rregullimin e Facebook-ut, mirëpo kjo do të ndryshojë nga vendi në vend.

Facebook nuk përjashtoi mundësinë e një modeli të abonimit për ata që duan të ju shmangen reklamave, mirëpo gjasat që të aplikohet një version me pagesë janë të vogla.

Zuckenberg pohoi se do të vazhdojë ta ofrojë rrjetin e tij social pa pagesë për të gjithë. Përndryshe, në mënyrë që t’i mbulojë humbjet e shkaktuara nga përfitimi i reklamimit, Facebook do të duhet që të kërkojë pagesa të larta.

Në vazhdim janë fitimet që Facebook i ka gjeneruar në vitin 2017 nga reklamimet në mbarë botën (duke përjashtuar Instagram-in dhe Whatsapp-in):

SHBA &Kanada = $82.44

Evrope = $26.94

Azi-Oqeani = $8.86

Pjesën tjetër të botës = $6.15

Facebook vazhdon të refuzojë se është një kompani mediale mirëpo pajtohet se mban përgjegjësi për kontentin e postuar në platformë.

Facebook do të punësojë më shumë punëtorë dhe do të investojë në Inteligjencën Artificiale për të parandaluar abuzimin me platformën e vet, dhe kjo do të jetë pikënisje e suksesit për të ardhmen.

Rregullimet janë të pashmangshme, mirëpo do të jenë graduale. Facebook mbështet dekretin The Honest Ads i cili kërkon zbulimin e reklamave me përmbajtje politike.

Zuckenberg deklaroi se Facebook do të vazhdojë që edhe më shumë ta rregullojë se çfarë shohin njerëzit në Facbook.

Facebook do të përjetojë pak ose aspak rënie në numrin e përdoruesve mesatar në SHBA. Mbi tri të katërtat e përdoruesve të Facebook-ut në SHBA futen në platformë përmes aplikacionit.

Derisa do të ketë persona që do ta braktisin këtë platformë, numri i tyre do të jetë shumë i vogël.

Kompanitë nuk do ta ulin shpenzimin në kampanjat e marketingut në Facebook. Fitimi nga reklamat nuk do të ndryshojë shumë në vitin 2018.

Kjo pasi që Facebook ka të dhëna të cilat përdoren vetëm nga kompanitë të cilat zgjedhin të reklamojnë përmes tyre.

Fatmir Hyseni është CMO në Kosbit LLC. Kosbit është ofrues global i shërbimeve të IT-së, proceseve të biznesit, menaxhimin e shërbimeve.

Po ashtu ofron zgjidhje inovative për kompani të vogla, të mesme, dhe të mëdha që bëjnë pjesë në FortunE 500 si: AT&T, Cisco dhe American Express

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).