Doni të dukeni gjithmonë e veshur bukur? Ky truk do ju ndihmojë!

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

E kush nuk dëshiron që të vishet gjithmonë me rroba që janë në modë? Blogeret e shumta që shikojmë në Instagram na bëjnë xheloze me fotot e tyre, ku duken përherë me një stil të paparë!

Me siguri e keni një bluzë pak të gjerë dhe të gjatë në garderobën tuaj, apo jo? A e keni vënë re se sa bukur ngjan ajo nëse e fusni pjesën e përparme të bluzës apo këmishës në pantallona a fund? Epo nëse nuk e keni provuar akoma këtë stil veshje, ç’po prisni?!

Ky truk është adoptuar nga të gjithë njerëzit që ndjekin modën, duke filluar që nga VIP- at e Hollywood-it, blogeret e Instagram e deri tek njerëzit që shohim në rrugë.

Ky stil i jep një pamje më dinamike veshjes tuaj dhe për më tepër, nuk ka për të dalë kurrë nga moda. Një hile që ju shpëton jetën dhe nuk kushton hiçgjë, sepse çdokush prej nesh e ka nga dy bluza/këmisha të tilla e më shumë.

Ja disa ide si t’i vishni në këto foto:

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.