Art & Kulturë

Doni të bëni pancake? Ja receta

Ju nevojiten: 2 vezë 400ml qumësht me yndyrë 250g miell 50g gjalpë i tretur i vakët 70g sheqer 3 lugë kafeje sodë për ëmbëlsira 1 bustinë vanilje

PËRGATITJA:

Në një tas përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin, qumështin, vaniljen dhe së fundi miellin me sodën nëpërmjet një site. Vëmë në flakë të ulët një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak gjalpë, kalojmë sipër një letër kuzhine për të hequr gjalpin e tepërt dhe me garuzhde hedhim pak nga brumi (jo më shumë se 1/3 e garuzhdës). Në momentin që pancake ka krijuar si vrima të vogla në sipërfaqe, e kthejmë nga ana tjetër. Vazhdojmë derisa të kemi mbaruar gjithë brumin duke e lyer tavën me pak gjalpë sa herë do të hedhim brumë. I konsumojmë sipas dëshirës me mjaltë, salcë, çokollatë ose me Golden Syrup.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).