“Don Kishoti”: Shfaqje për fëmijët tuaj

Vepra e Don Kishotit, vjen për të parën herë në skenë nëpërmjet kukullave, e sjellë nga regjisori Klajd Ymeri në Teatrin Metropol.

Sipas regjsorit, komedia me kukulla “Don Kishoti” është konceptuar jo si një teatër tradicional kukullash, por në pjesën më të madhe të shfaqjes ato komunikojnë si të ishin aktorë real.

Rrëfenjat janë ndërthurur në një bosht të vetëm në marrëdhënien midis dy personazheve kryesorë, Don Kishotit dhe Sanços, në ndërthurje me të gjithë personazhet e tjerë në të pesta ngjarjet e kësaj komedie.”, është shprehur Ymeri.

Shfaqja do të  jepet nga data 2 deri në 17 dhjetor, çdo të shtunë dhe të djelë ora 11:00, në ambjentet e Teatrit Metropol.