Art & Kulturë

Djathë i pjekur në furrë me fiq të thatë, arra e mjaltë

Mjalti me djathin është një kombinim klasik dhe shumë i mirë, absolutisht për t’u provuar, së bashku me frutat e thata si fiqtë e boronicat e kuqe që kanë veti ushqyese dhe antioksidante.

Përbërësit:

  • 4 fshere djathi brie nga 110 gr secila
  • 40 gr arra
  • trumëz e freskët
  • 8 fiq të thatë
  • 40 gr boronica të kuqe
  • 4 lugë të vogla me gjalpë
  • mjaltë

Përgatitja:

  • Prisni pjesën e sipërme të djathit me një thikë të mprehtë duke u hequr vetëm koren e sipërme e duke i lënë anët të paprekura. Vendosini fsheret e djathit në një tepsi ku keni shtruar letër furri dhe në to vendosni fiqtë e ndarë më katërsh, arrat e prera në copa të mëdha dhe boronicat. Në fund shtoni mjaltin dhe pak gjalpë.
  • Piqini në furrë të ngrohu në 180 gradë për afro 10 minuta. Shërbejini menjëherë me shkopinj ose feta buke të thekur.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).