Divjaka në festë/ Ekspozitë dhe koncert!

Në fundjavë Parku i Divjakës u mbush me të rinj dhe të reja pasi u zhvillua një aktivitet kulturor “Ditë pranvere”.

I organizuar nga bashkia e Divjakës dhe Qendra Kulturore Divjakë, në këtë aktivitet nxënësit shpalosën talentin e tyre në pikturë, këngë dhe valle.

Qytetarët e shumtë vendas, por turistë të ardhur për të kaluar një fundjavë të këndshme në parkun e Divjakës kaluan disa orë argëtimi duke shijuar interpretimet e nxënësve, si dhe duke admiruar pikturat e tyre me peizazhe nga natyra e bukur shqiptare.

Parku Kombëtar i Divjakës është transformuar në një destinacion turistik gjithnjë e më i vizituar nga shqiptarë e të huaj. Gjatë fundjavës ky park mirëpret vizitorë të shumtë, të cilët shijojnë një fundjavë ndryshe mes qetësisë natyrore dhe bukurive të peizazhit.