Dita Ndërkombëtare e Rangers-ave

31 Korrik – Dita Botërore e Rangers-ave

Për të gjithë ata që pak i njohin, Rangers (Inspektorët e Parkut), janë një figurë kyçe në ruajtjen dhe mbrojtjen e parqeve. Ata sigurojnë që vizitorët të njohin, zbatojnë dhe respektojnë rregullat e frekuentimit, kujdesen për mbrojtjen e florës dhe faunës, për parandalimi i zjarrit, ruajtjen e hapësirave publike, infrastrukturës, veprave të artit dhe mobilimit urban në parqe.

Këto dy vite të ngritjes së Shoqatës së Parqeve kanë shërbyer edhe në ngritjen e bashkëpunimit mes rangers-ave në Evropë, duke veçuar këtu Programin e Binjakëzimit me Shoqatën e Rangers-ave Zviceranë në një program të përbashkët të shkëmbimit të eksperiencave dhe shembujve më të mirë. Aktivitetet e ndërmarra këto dy vite janë përqëndruar jo vetëm te mbrojtja e parqeve, por edhe te informimi dhe prezantimi i sjelljes qytetare për ndërgjegjësimin e komunitetit në mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta publike dhe problematikave të mjedisit.

Data 31 Korrik përkon edhe me përfundimin e vitit të parë të programit Junior Ranger, në të cilin të rinj përgjatë periudhës Shkurt-Korrik i janë bashkuar Rangers-ave në të gjithë Shqipërinë në punën e tyre të përditshme. Ky takim do të shërbejë edhe si një mundësi për t’u mbledhur dhe diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të punës së tyre në natyrë.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj