Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Ju informojmë se ditën e dielë datë 21.02.2021 ora 11:00 në ambientet e Kalasë së Tiranës do të mbahet eventi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Ky event realizohet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Departamentin e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Tiranës.

Institucionet do të paraqesin disa nga botimet më të rëndësishme të gjuhës shqipe të realizuara ndër vite.

Në event do të jenë të pranishëm zj.Klodiana Toptani CEO Kalaja e Tiranës, përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe studiues të ndryshëm të gjuhës shqipe.

Jeni të ftuar që ta bëni pjesë të rubrikave tuaja këtë event.