Art & Kulturë

Dita Muze Memorial Kampi i Internimit Nr. 6, Tepelenë

Më 23 gusht, në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, AIDSSH ne bashkepunim me Bashkine Tepelenë, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive në kuadrin e memories organizojnë: Ditën Muze/Memorial Tepelenë

Ftoheni të jeni pjesë e organizimeve tona përkujtimore, edukative, reflektuese, rinore, artistike, shkencore e dokumentuese, që synojnë njohje, nderim dhe dialog shoqëror.

DRAFT PROGRAMI

Ora 12.00-14.00

1. Ekspozitë me materiale arkivore të AIDSSH
Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës.
Vendi i aktivitetit: Pallati i Kulturës, Tepelenë

2. Simpozium shkencor mbi kuadrin historik dhe juridik të punës së detyruar, në përgatitje të konferencës mbi kampet e punës së detyruar, të zbatuar nga AIDSSH, me mbështetjen e PNUD Shqipëri dhe Qeverisë së Italisë.
Referues: Prof. Dr. Beqir Meta, Instituti i Historisë, ASA
Ermal Frashëri, S.J.D., Universiteti i Harvardit, SHBA
Z. Çelo Hoxha, Përfaqësues i ISKK

3. Ecuria e projektit të Muzeut Kombëtar të Kampeve të Punës së Detyruar/të Memorialit: ku kemi arritur. Grupi punues

Ora 18.00 – 19.30

Ceremonia e nderimit të të mbijetuarve të vuajtjes: Vendi: Ish-Kampi i Tepelenës:

19.30 – 21.00 N’dritë: Projekte artistike
Bashkëpunim i AIDSSH me IIPP, Harabel dhe MEMO
Sikur mama… MEMO
Shtrati dhomë, Dru me pre, MEMO

I përkasim njëri-tjetrit, MEMO, Ema Andrea, Gjon Radovani, Agron Tufa, Ervin Kotori.

Edhe Muret Kanë Veshë, Alketa Xhafa Mripa, artiste vizuale; Kristale Ivezaj Rama.

Ora 21.00- 23.00 Koncert si triumf i jetës dhe dinjitetit njerëzor.

te ftuar grupet ASGJË SIKUR DIELLI dhe 3 MUSKETIERËT,

Në mjediset e kampit do të vendosen çadra për natën e 23 gushtit dhe do të mundësohen lehtësi të tjera për të pranishmit.

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj apo drejtoni pyetje në [email protected].

Aktivitetet e Ditës Muze/Memorial Tepelenë mbështeten nga projekti “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”, i PNUD në Shqipëri dhe Qeverisë së Italisë, si dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).