Disa mënyra se si të hiqni manikyrin xhel, pa qenë nevoja të shkoni tek estetistja

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Sa bukur që duken thonjtë kur i bëjmë manikyr xhel, dora ngjan shumë fine dhe mbi të gjitha, s’është nevoja t’i lyejmë për dy javë rresht!

Mirëpo, kohëzgjatja e tyre nuk është e përhershme! Thonjtë fillojnë të rriten dhe manikyri ngjan shpifur, prandaj lind nevoja për t’i bërë sërish ose t’i heqim. Nëse nuk doni të harxhoni para tek estetistja për t’i hequr (e pse duhet?), po ju tregojmë dy mënyra të thjeshta për të hequr manikyrin xhel në kushte shtëpie.

Metoda nr.1 – Përbërësit: Açeton, letër alumini dhe pambuk!

Merrni një limë dhe pastroni me të secilin thua, derisa të hiqet pak shkëlqimi i manikyrit. Më pas, bëni 10 copa pambuku, lyejeni secilën prej tyre me açeton dhe vendosini në thua. Pasi e keni kryer këtë veprim, mbështilleni pambukun me letër alumini dhe mbajini gishtat kështu për 10-15 minuta. Pas kësaj kohe, do të shikoni se manikyri xhel do të hiqet lehtësisht nga thonjtë.

Metoda nr. 2 – Përbërësit: Açeton dhe ujë i nxehtë!

Kjo metodë është pak më e gjatë se e para, por mund ta përdorni kur nuk keni letër alumini në shtëpi. Merrni dy tenxhere: Një të madhe dhe një më të vogël. Tenxheren e madhe mbusheni me ujë të nxehtë dhe në tenxheren e vogël do të hidhni pak açeton, e më pas do ta fusni brenda tenxheres së madhe.

Açetoni është një substancë që merr flakë shpejt, ndaj kurrsesi që nuk duhet ta ngrohni në sobë apo në mikrovalë. Për këtë punë shërben uji i nxehtë, i cili do të ngrohi açetonin. Pasi keni hequr shkëlqimin e manikyrit me limë, vendoseni një dorë tek lëngu i açetonit.

Do të vini re se pas 10-15 minutash, xheli do të lirohet dhe do ta keni të lehtë për ta hequr me majën e limës. Pasi e keni kryer të njëjtin veprim edhe me dorën tjetër, mos harroni që në fund të lyeni duart me krem.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj