Dikush po të manipulon!

Është vështirë të kuptohet se kur dhe nga kush po manipuloheni. Njerëzit dinë të jenë të aftë, të mbulojnë tendencat e tyre të vërteta.

Që të siguroheni se nuk jeni lodër në duar të tyre, kujdesuni për këto gjëra.

1. Të dini nëse ata e kanë manipuluar dikë tjetër
Doni të dini si të zini një manipulues? Kuptoni nëse ata kanë provuar edhe më parë të manipulojnë dikë tjetër si marionetën. Nëse e kanë bërë, ata e bëjnë sërish, e pa problem edhe me ju.

2. Ata flasin dhe veprojnë shpejtë
Ata i bëjnë gjërat sa më shpejtë që munden, përfshirë edhe ndërtimin e lidhjeve. Kjo i bën ata të shfrytëzojnë më të mirën nga dikush dhe të largohen pasi t’i kenë përdorur.

3. Atyre ju humb durimi
Manipuluesit irritohen shpejt kur ju nuk i bëni lëvizjet e duhura dhe kur nuk i arrijnë qëllimet e tyre. Ata kanë nevojë për ndryshim dhe për ngazëllim.

4. Ata ju bëjnë të dukeni keqbërësi
Çfarëdo që bëni apo thoni, ju jeni i keqi. Ju nuk po bëni sa duhet. Ti je ai që po e bën shfrytëzimin. Të duket gjë e njohur? Ata mundohen të jenë viktima dhe manipulojnë tjerët, duke i bërë të tjerët të këqinj.

5. Ata luajnë me ndjenjat tuaja
Manipuluesit bëjnë krejt çka munden, për t’ju njohur më mirë. Kjo është vegla e tyre më e mirë e manipulimit. Ata ju manipulojnë emocionalisht dhe në mënyrë shpirtërore, për të bërë gjëra që përfitojnë dhe ju mbajnë nën kontroll.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj