Dhuro një lodër – Merr një buzëqeshje

A e dini se shumë familje shqiptare me të ardhura të ulëta e kanë të vështirë të blejnë ushqime për fëmijët e tyre e jo më lodra e dhurata? Ndërsa ka shumë organizata bamirësie të cilat e fokusojnë punën e tyre tek ndihmesa me ushqime dhe rroba dhe përpjekjet e tyre janë për t’u lavdëruar, fëmijët ndonjëherë kanë nevojë edhe për lodra dhe dhurata, dhe ne mendojmë që për Festat e Fundvitit asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pa dhuratë.

Si pjesë e punës sonë për bamirësi, dhe jo thjesht se jemi Fondacion, sepse bamirësi mund të bëjë çdo individ nëse dëshiron, ne po organizojmë eventin: “Dhuro një lodër, merr një buzëqeshje” në mbështetje të iniciativës së Shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë për të ndihmuar nxënësit në nevojë të kësaj shkolle.

Lodrat që dëshironi të dhuroni mund të vendosen në KUTINË E LODRAVE e cila ndodhet në katin e parë të Fondacionit, ose shumat monetare mund t’i hidhni në KUTINË E DONACIONEVE që ndodhet tek recepsioni në katin e dytë të Fondacionit. Paratë e grumbulluara do të përdoren për blerjen e lodrave për fëmijët e kësaj shkolle.

Kjo iniciative do të vazhdojë deri më datë 15 dhjetor 2017. Pas kësaj date lodrat e grumbulluara do të paketohen dhe dërgohen pranë shkollës “4 Dëshmorët” per t’u shpërndarë.

Adresa e KUTISË SË DONACIONEVE:

1.Fondacioni Ivanaj
Rr. Perlat Rexhepi, Nd. 19,
Tiranë

2. Supermarketi “Spar”
Rr. Perlat Rexhepi,
Tirane
Perballe “Tiki Bar”,