Art & Kulturë

Dhuro një libër, dhuro një udhëtim!

20, 21, 22 dhjetor 2017

Tre net, viti trete, prag festash, në Hemingway Fan Club Albania rrugëtojmë përmes librave, nën shoqërinë e tingujve Jazz dhe aromave të Rumit.

Nata e parë, 20 dhjetor 2017
Ora 17:00
Një rum me shkrimtarët
Helena Kadare, Ylljet Aliçka
Moderatore : Aida Baro
Ora 21:00
Peter Pan band

Nata e dytë, 21 dhjetor 2017
Ora 19:00-20:00
Një natë në muze!
Galeria Kombëtare e Arteve hap dyert përzemërsisht për Hemingway-anët dhe artdashësit e tyre, në një takim krejt ndryshe mes reales dhe sureales. Ju do të bëheni pjesë e kësaj nate duke veshur personazhin e librit tuaj të preferuar, ndoshta të filmit prej të njëjtit libër, duke bërë të mundur që tërë këta personazhe të marrin jetë në një natë të vetme e të magjishme mes tingujve jazz, por jo vetëm, të mirëpritur nga maestro Artan Shabani dhe të shoqëruar nga një udhërrëfyes krejt unik, Neritan Liçaj.
Surprizat janë aty dhe presin qe ju t’i zgjoni!

Ftesat janë shumë të limituara dhe i gjeni vetëm pranë Hemingway Bar. Për më shumë informacioni, shkruani në inbox.

After Party
Ora 21:30
Naam Van
Hemingway Bar Tirana
Hyrja vetëm me libër në dorë

Nata e tretë, 22 dhjetor 2017
Ora 19:00
Dhuro një libër, dhuro një udhëtim!
Hemingway Tirana dhe Botime Pegi prezantojnë romanin “Zemra vërtitëse” të shkrimtarit irlandez Donal Ryan. Të ftuar përkthyesi i romanit, Sokol Çunga dhe kryeredaktorja e Botimeve Pegi, Aida Baro.
Në piano: Florian Prodani

Ora 21:00
Rei’s Band

Për të tretin vit shkëmbejmë me njëri-tjetrin udhëtimet aventureske që kemi përshkruar me librat e lexuar.

Por të mos harrojmë edhe të tjerët që gjenden në pamundësi “te udhetojne” përmes librave, të cilët edhe pse ndoshta të panjohur, ne t’u bëjmë të mundur të ndjejnë të njëjtat emocione që na kanë dhuruar librat. Rrugëtimet dhe aventurat e mbledhura këtë vit do të shkojnë ne nje shkolle ne veri-lindje te Shiperise.
Te dhurojmë përsëri, siç bëmë të gjithë së bashku edhe vjet, sepse kur dhuron, i fal vetes më shumë lumturi.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).