Art & Kulturë

Dajti N’Fest 2017… festohet në mal !

Këtë të shtunë, më datë 09 dhjetor zhvillohet në malin e Dajtit për të disatin vit radhazi, nga ora 8 e mëngjesit deri në perëndim, Dajti N’Fest.

Në këtë ditë, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të ndryshme, duke filluar nga ato me natyrë artistike, si këngë, valle, lojëra dhe duke vazhduar me gatimet tradicionale të krahinave të ndryshme.

Për të gjithë sportdashësit do të zhvillohen gara me biçikleta, hiking me profesionistët çdo moment të pranishëm dhe gjithashtu do të inagurohet pista e Paragliding.

Një fundjavë rrethuar nga natyra dhe aktivitetet argëtuese është ajo çfarë ju duhet për t’u shkëputur nga monotonia që sjell jeta e qytetit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).