Art & Kulturë

“The Culture Trip”: Berati dhe Prizreni duhet të jenë në krye të listës që duhet të vizitoni patjetër

E lexuar prej shumë vetave dhe me fokus tek udhëtimet, faqja “The Culture Trip” ka bërë së fundmi një artikull mbi ‘Top listën e qyteteve të Ballkanit që duhen vizituar’, ku ka përfshirë Beratin dhe Prizrenin.

Pjesë e kësaj liste janë edhe qytetet e Piranit, Rovinjini, Mostari, Ohri, Novi Sad dhe Budva.

Gadishulli Ballkanik nuk është destinacion i madh turistik si disa vende të tjera evropiane, por kjo zonë ka plazhe e male të bukura, qytete kulturore e parqe arkeologjike dhe janë përgjysmë më të lira se disa destinacione turistike të famshme në Evropën Perëndimore”, thuhet artikullin e kësaj faqeje.

Ja përshkrimet e saj për dy qytetet shqiptare:

BERATI

Related image

I njohur si qyteti i njëmijë dritave, Berati është një ndër qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe Ballkanit. Nëse e vizitoni, do ta kuptoni pse! Qendra e vjetër karakterizohet nga ndërtesat otomane, me kulmet ngjyrë kafe, fasada të bardha dhe dritare të vogla. Ata që do ta vizitojnë kalanë, ta dinë se është e vendosur në maje të kodrës dhe do të jenë në gjendje të shohin pamje mahnitëse të qytetit.

PRIZRENI

Kosova është një nga vendet më pak të vizituara në Ballkan, por megjithatë, mburret me vendet e bukura dhe të ruajtura. Ka fortesa e panorama të mrekullueshme dhe një rast i tillë është qyteti i Prizrenit. Në Prizren gjendet edhe kalaja, ku nga aty shihet i gjithë qyteti i bukur i vjetër, kafe e lokale të ndryshme, dhe lumi i bukur që rrjedh.

Image result for prizreni

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).