CrossCountry 2018 – Raundi II

Bike Club Tirana së bashku me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit do të organizojnë të dielën më 18 mars raundin e dytë të Kampionatit Kombëtar “Crosscountry 2018”.

Nisja do të kryhet në grup dhe starti i garës do të jetë i përbashkët, nga Kalaja e Krujës në orën 11:30 për të përfunduar në Tiranë, në urën e Brarit.

Në këtë kampionat do të shpërndahen trofe për tre kohët më të mira absolute dhe trofe për 3 kohët më të mira të çdo klasi në fund të garës.

Më 17 mars mbyllen regjistrimet dhe numri i pjesëmarrësve është i limituar deri në 50 persona. Tarifa e pjesëmarrjes është 1000 lekë.