Art & Kulturë

Critical Mass Tirana Janar 2018: Event sportiv

Le ta fillojmë mbarë vitin e ri për sa më shumë korsi biçikletash, më pak trafik dhe më shumë jetë në kryeqytet!

Critical Mass është një organizim spontan i çiklistëve, që zhvillohet prej vitesh në shumë qytete të botës. Çiklistët takohen të premten e fundit të çdo muaji, pa qenë askush përgjegjës për organizimin e tyre, apo për mbarëvajtjen e organizimit.

Grupi i madh bën një xhiro të gjatë në rrugët e qytetit, duke festuar, por në të njëjtën kohë duke protestuar për të drejtat e çiklizmit.

Critical Mass është një lëvizje shoqërore, e pa formalizuar në format tipike të shoqatave, organizatave apo bizneseve. Nuk ka një hierarki të përcaktuar, që do të thotë se nuk ka një lider apo një person që është përgjegjes për grupin. I vetmi formalizim i aktivitetit është përcaktimi paraprak i një orari për mbledhjen e çiklistëve, si dhe një itinerari të përafërt që do të ndiqet.

Nuk ka një kryesi zyrtare që i merr këto vendime, por thjesht zëri i të gjithë pjesëmarrësve, që vendosin duke i shkruar njëri tjetrit dhe duke përhapur fjalën në qytet. Shpeshherë çiklistët që janë duke kryesuar grupin marrin dhe vendimin që të ndryshojnë itinerarin, gjë që ndiqet nga i gjithë grupi. Mënyra sesi funksionon organizimi i një Critical Mass, është quajtur shpesh “Një rastësi e organizuar”.

“Të premten më datë 26 janar, siç është bërë traditë tashmë do të bëhet mbledhja tek Piramida, në orën 18:00 për të vazhduar me xhiro nëpër rrugët e Tiranës. Te premten, date 26 Janar , sic eshte tradita, mblidhemi tek Piramida ne ora 18:00 per te bere xhiron e muajit neper rruget e Tiranes, Ndërgjegjësojmë shoferët, u shtojmë dëshirën qytetarëve për që ende nuk kanë blerë biçikletë dhe japim shembullin tonë për një qytet më ekologjik. Më mirë një ‘critical mass’ se një biçikletë e lidhur te shtylla para kafes. Mos neglizhoni!”-, ky është njoftimi i lëvizjes shoqërore Critical Mass.

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).