CreativeMornings: Elva Margariti në një ligjëratë për “Liminal”

10:00 – 11:00, 1 Dhjetor, Piramida

Tema globale e CreativeMornings për nëntorin është “Liminal.” Mbi 220 qytete që aplikojnë këtë projekt do të diskutojnë të njëjtin koncept në të njëjtën kohë. Në Tiranë, Creative Mornings ka ftuar arkitekten dhe Ministren e Kulturës, Elva Margaritin. Ajo do të ndajë me audiencën përvojën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.

Liminal është një hapësirë përmidis. Hapësira ku gjendesh prag diçkaje: mes asaj që ishte dhe asaj që do të jetë. I referohet vendeve fizike, si dhoma e pritjes në një klinikë denatre; i referohet edhe gjendjeve mendore, si momenti mes gjumit dhe zgjimit. Hapësirat liminale janë gjithashtu hapësira tranzicionale dhe transformative.

“I përkas një brezi që shkeli në adoleshencë në kapërcyell të dy sistemeve politike, duke rendur drejt kuptimit të vërtetë të fjalës liri, por duke marrë me vete gjurmët e një regjimi që do të na shënjonin përgjithmonë; rendëm drejt një tjetër lirie, në një vend tjetër, pa kthyer kokat pas, por duke marrë me vete si një koracë shpëtimi, shtëpinë, atdheun, mallin…” thotë Margariti në përshkrimin e eventit.

Hyrja do të jetë e lirë për publikun, për sa kohë rezervohen vende në këtë link.