Çmimi ‘Pulitzer’ shkon për dy gazetat amerikane që publikuan skandalin e Harvey Weinstein

“New York Times” dhe “New Yorker” janë fitueset e këtij viti të çmimit ‘Pulitzer’, pasi u vlerësuan për publikimin e skandalit të vitit, producentit të famshëm Harvey Weinstein, i cili u akuzua nga shumë aktore për ngacmime seksuale.

Lajmet e para nga kjo gazetët u publikuan më 5 tetor 2017, nën firmën e Jody Kantor e Megan Twohey. 5 ditë më pas, një tjetër skandal nga gazetari Ronan Farrow, u publikua po këtu, në lidhje me producentin tamshmë famëkeq të Hollywood.

Image result for the new york articles about harvey weinstein

Pas shpërthimit të skandalit, një numër i madh femrash vendosën të thyenin heshtjen lidhur me këtë temë delikate, duke treguar historitë e tyre të ngjashme. Po ashtu, impakti ishte global; U themelua lëvizja kundër ngacmimeve seksuale “Me Too” dhe shumë Vip-a dolën në mbështetje të kësaj lëvizje.

Po ashtu, reperi Kendrick Lamar është vlerësuar nga juria me çmimin ‘Pulitzer’ për albumin e tij “Damn” të publikuar më 14 prill 2017. Ai cilësohet si një nga zërat më përfaqësues të komunitetit afro-amerikan në SHBA.

Image result for the new york articles about harvey weinstein