Art & Kulturë

Ç’ka ndodhur me Gabriel Garkon? Ylli i kinematografisë shëmtohet pas ndërhyrjeve plastike

Pas shfaqjes së Gabriel Garkos si i ftuar special në emisionin “Dancing With the Stars” në Itali, i gjithë publiku u shokua me ndryshimin e tij drastik. Fytyra e bukur e tij ishte zëvendësuar nga një fryrje, si pasojë e së cilës aktori mezi dallohej që ishte i njëjti person.

Ai u përpoq të fshihej nga kamerat, por pa rezultat. Kështu, i gjendur përpara kamerave, Gabriel Garko deklaroi gjatë transmetimit të emisionit se sapo kishte dalë nga një operacion plastik dhe së shpejti, fytyra e tij do t’i kthehej normalitetit.

Reagimet e fansave kanë qenë të ndryshme; Disa i qëndruan pranë atij pavarësisht pamjes, e të tjerë thanë se bukuria e tij nuk do të ishte si më parë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Garko akuzohet për ndërhyrje plastike. Edhe gjatë 2017 ai ka ngritur dyshime lidhur me kryerjen e operacioneve estetike në fytyrë pas një shfaqje publike, por ishte aktori që i ka hedhur poshtë  këto pretendime si lajme të rreme.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).