Cirku “Nga sytë e kllounit” vjen këtë fundjavë për vogëlushët

Cirku Kombëtar do të shfaqi sërish këtë fundjavë të parë të muajit mars cirkun “Nga Sytë e Kllounit”.

Kllouni është simboli i Cirkut dhe personazh shumë i dashur për fëmijët, ai është shumë artist, por dhe pak hero. Ai nuk na bën vetëm për të qeshur, por mundohet të zgjidhë probleme e të na ndihmojë.

Me regji nga Alketa Haxhiu, koreografia nga Nertil Xhani, skenografia me Klajd Ymeri dhe mjeshtër i cirkut Ulian Xhani.

Ai do të shfaqet çdo të shtunë dhe të diel, 3 & 4 mars, ora 11:00.

Trailer: