Çfarë ka ndodhur me Saimir Pirgun? Tenori i famshëm ‘braktis’ premierën e shfaqjes në Tiranë

Një prej tenorëve shqiptarë më të famshëm në botë, Saimir Pirgu, do të ishte i pranishëm në premierën e operës “Die Fledermaus” që do të shfaqet më 31 mars, 1, 2 dhe 3 prill në kryeqytet.

Por, Pirgu ka njoftuar nëpërmjet një postimi se nuk do të mundet të jetë i pranishëm në këtë shfaqje për shkak të bronkitit akut.

“Me keqardhje ju njoftoj se për shkak të një Bronkiti Aku dhe me konsultën e stafit mjekësor në Tokio, nuk mund të jem mes jush për operan “Die Fledermaus” ku kisha nderin të isha i ftuar. Me vjen jashtëzakonisht keq që nuk do të mund të këndoj përpara jush, dhe ju kërkoj ndjesë nga Zemra duke ju premtuar se së shpejti do të rikthehem tek ju. Urimet më të mira për shfaqjet gjithë trupës së TKOB, kolegëve të mi, mjeshtrave të Korit dhe Orkestrës, Regjisorit Renato Zanella dhe dirigjentit Lazlo Gyuker. Suksese të gjithëve”, 

Saimir Pirgu nuk kishte rol në këtë vepër, por ai do të shfaqej si i ftuari special i Princit, ku do të këndonte tre arie që nuk kanë lidhje me operetën.

“Lakuriqi i natës” do të ngjitet premierë në skenën e Pallatit të Kongreseve më 31 mars, me koreografi e regji nga Renato Zanella. Ajo është një vepër e shkruar nga Johann Strauss II.