Çështja “Weinstein”/ Brad Pitt gati për të prodhuar filmin mbi producentin famëkeq

Historia e hetimit të gazetarëve të “New York Times”, të cilët zbuluan skandalin e abuzimeve ndaj fermave të Harvey Weinstein, do të vijë së shpejti si një produksion kinematografik.

Ky lajm u konfirmua nga vet “New York Times”, ndërsa filmi do të prodhohet nga kompania filmike e Brad Pitt, “Plan B”, si edhe nga “Annapurna Pictures”, të cilat kanë blerë të drejtat për prodhimin e këtij filmi.

Filmi do të shpalosi më tej investigimin e fuqishëm të dy gazetareve dhe kryeredaktores së tyre, që vazhduan hetimit pavarësisht faktit se Harvey Weinstein në atë kohë ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në Hollywood.

Disa ditë më parë, Jodi Kantor dhe Megan Twohey fituan edhe një çmim “Pulitzer” për zbulimin e tyre, falë artikullit që botuan në 5 tetor 2017 mbi akuzat që ngritën ndaj producentit Weinstein.

Pa ngritur ende zërin dhjetëra femra që e akuzuan për të njëjtën gjë Weinstein, ai ishte tallur me artikullin e parë, duke u shprehur se “akuzat e bëra nga dy gazetaret ishin “shumë të mira”, dëshiroj të blej të drejtën për të bërë një film”.

Ndërkohë, sot Weinstein qëndron para gjyqit, ku po hetohet për abuzimin ndaj një numri të konsiderueshëm femrash në Hollyëwod, përfshirë Angelina Jolie, Gëyneth Paltrow, Rose McGowan, etj.