Ceremonia e Hapjes: Ditët e Kujtesës 2020 – Edicioni i 5-të

Edicioni i pestë i DITËVE TË KUJTESËS hapet në 13 Shkurt pranë Hotel Tirana, me prezencën e organizatorëve, partnerëve, aktorëve lokal dhe ndërkombëtarë që punojnë në fushën e kujtesës, si dhe njerëzve të tjerë të interesuar në këtë tematikë. Gjatë ceremonies së hapjes, fjalimi kryesor me temë “Dhuna si fatalitet. Terrori Stalinist dhe viktimat e tij” do mbahet nga Jorg Baberowski, historian gjerman.

Programi:
16:30 – 17:00 Regjistrimi i Pjesëmarrësve
17:00 – 17:20 Fjalët Përshëndetëse
Jonila Godole, IDMC
Tobias Rüttershoff, KAS Tirane
Christian Steiner, Ambasadori Austriak në Shqipëri
17:20 – 17:40 FJALIMI KRYESOR:
“Dhuna si Fatalitet. Terrori Stalinist dhe Viktimat e tij.”
Jörg Baberowski, Historian, Gjermani
17:40 – 19:30 DISKUTIM NË PANEL:
“Represioni dhe Stalinizmi në Shqipëri dhe Europën Lindore”

* Jörg Baberowski, Historian, Gjermani
* Paul Lendvai, Publicist, Austri
* Łukasz Kamiński, Historian, Poloni
* Alma Liço, Shkrimtare & e ishPërndjekur, Shqipëri
* Radu Preda, Teolog, Rumani

Ceremonia e hapjes është një aktivitet i hapur, prandaj kushdo është i interesuar mund të marrë pjesë.
Ju lutem konfirmoni paraprakisht prezencen me email te: office@idmc.al me subjekt: Ceremonia e Hapjes.

Data: 13 Shkurt 2020
Ora: 16:30 – 19:30
Vendi: Hotel Tirana, Salla Balsha
Gjuhët: Shqip, Anglisht, Gjermanisht
Kontakt: Mirela Sheraj – mirela.sheraj@idmc.al , Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë