Çelen aplikimet për konkursin mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të organizojnë Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore.

Ky konkurs synon që të zhvillojë krijimtarinë muzikore dhe të nxjerrë në pah talentin, artin dhe frymëzimin e artistëve në gjinitë: Opera, Balet dhe Muzikal.

Qëllimi kryesor i këtij konkursi është inkurajimi i artistëve për të marrë pjesë në këto gjini të muzikës skenike, duke promovuar kreativitetin, afirmimin dhe dialogun në botën emocionuese të muzikës, në një konkurs mbarëkombëtar.

Të gjithë krijuesit shqiptarë brenda e jashtë vendit, janë të mirëpritur të aplikojnë, ku veprat e tyre do të interpretohen në format koncertal brenda muajit dhjetor 2018.

Produksionet fituese do të përfshihen në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Aplikimet janë të hapura prej datës 11 prill e deri më 11 tetor 2018.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj