Art & Kulturë

Ekspozitë: Nga Alinarët tek mjeshtrat e fotografisë bashkëkohore

“Italie. Nga vëllezërit Alinari tek mjeshtrat e fotografisë bashkëkohore“ është një ekspozitë e konceptuar me dëshirën për të rrëfyer përmes fotografisë, bukurinë dhe shumëllojshmërinë e italianëve dhe të Italisë, e peizazheve dhe forcës krijuese të saj. Një Itali në shumës, mbi të cilën ndër vite, ka ndalur vështrimi i fotografëve, shumë të ndryshëm mes tyre […]

“GOLDA” me regji nga Udi Nir & Sagi Bornstein shfaqet në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi

Pak para se të vdiste, Golda Meir u intervistua për televizionin izraelit. Pas përfundimit të xhirimeve, kamerat vazhduan të xhironin, duke regjistruar një bisedë intime me gruan e parë dhe të vetme që sundoi ndonjëherë Izraelin. Teksa fikte njërën cigare nga tjetra, Golda foli lirshëm, duke e mbrojtur çështjen e saj për mandatin e saj […]

Ekspozitë Personale nga artisti i mirënjohur Petraq Papa në Galerinë FAB

Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës personale të artistit të mirënjohur PETRAQ PAPA “ACTA URBANA” Realizuar me vepra të përzgjedhura nga karriera e tij e shtrirë ndër vite në fushën e filatelisë, numizmatikës dhe bankonotave. Kuruar nga Najada Hamza Hapja, Dt. 10 qershor, ora 19.00

Sanremo Giovani World Tour 2022 vjen në Tiranë më 6 Qershor.

Sanremo Giovani World Tour 2022 vjen në Tiranë më 6 Qershor. Këngëtarë të rinj italianë si Litamme’, Yuman, Samia, Martina Beltrami do të kendojnë se bashku me artistët shqiptarë Marsela Cibukaj dhe Alban Skënderaj. Më 6 Qershor⏰Ora 21:00📍Amfiteatri i Liqenit, Tiranë

Automotive Fair Albania për herë të parë në Shqipëri

Rruga drejt edicionit të parë të Automotive Fair Albania është hapur zyrtarisht! Automotive Fair Albania organizohet për herë të parë në Shqipëri 🇦🇱 nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Takimi i shumëpritur për industrinë e rrotakëve, […]

Koncert: tekste të vjetra shqipe të aranzhuara për zë dhe piano nga pianistja e parë shqiptare Lola Aleksi Gjoka në ambientet e Galeri Kalo 1.

Më datë 6 Qershor, Ora 19:30 shijoni tekste të vjetra shqipe të aranzhuara për zë dhe piano nga pianistja e parë shqiptare Lola Aleksi Gjoka në ambientet e Galeri Kalo 1. Me pjesmarrjen e: Rudina Ciko (Piano), Marjana Leka (Soprano), Erinda Agolli (Soprano), Gerald Murrja (Tenor) dhe Antonio Zefi (Bariton).

Shqipëria mikpret Italinë gjatë Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Nga data 31 Maj – 07 Qershor, Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë organizuar një larmishmëri eventesh që celebrojnë kulturën Italiane. Shfleto më poshtë për më shumë informacione mbi programin e Javës së Italisë.

Shqipëria mikpret Greqinë gjatë Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Nga data 23-29 Maj, Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë organizuar një larmishmëri eventesh që celebrojnë kulturën Greke. Shfleto më poshtë për më shumë informacione mbi programin e Javës së Greqisë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).