Art & Kulturë

Autizmi: Unë jam si ti!

Nga Berjana Molla* “Përshëndetje. Unë jam Autizmi! Unë jam një fëmijë i diagnostikuar me autizëm. Shumë prej jush shkruan për mua sot, por a e dini çfarë jam unë?! Autizmi është çrregullim neurobiologjik i zhvillimit, është i lindur dhe shfaqet në fëmijërinë e hershme. Teorikisht kështu mendojnë për mua, por unë nuk jam aspak i […]

“Muzeu im”, ftesë për të paraqitur trashëgiminë kulturore familjare

Shumë familje shqiptare ruajnë me fanatizëm objekte të trashëgimisë materiale, si veshje popullore, qëndisma, bizhuteri, orendi shtëpiake, vegla pune etj. Duke u nisur nga ky fakt, Muzeu Historik Kombëtar fton të gjithë zotëruesit që t’i prezantojnë këto objekte tek faqja e institucionit duke u bërë kështu pjesë e projektit “Muzeu im”. “A keni ndonjë unazë […]

Vizitë virtuale në Muzeun Etnografik të Beratit

Në kushtet e vetizolimit në shtëpi që është përfshirë vendi, si masë mbrojtje kundër përhapjes së virusit COVID-19, ministrja e Kulturës Elva Margariti sugjeron që qytetarët dhe artdashësit të vizitojnë nga shtëpia, virtualisht, dy skica të realizuara nga turistët, pasi kanë vizituar Muzeun Etnografik në Berat. “Këto dy skica janë realizuar nga turistët, pasi kanë […]

Vizitë në muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, pa lëvizur nga shtëpia

Edhe kultura iu është përshtatur mjeteve të reja të teknologjisë, që në momente si këto, të përhapjes së koronavirusit të ri, vijnë më shumë se kurrë në shërbim të qytetarëve. Kështu, Kultura vjen pranë jush nëpërmjet teknologjisë. Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi ndodhet në Shkodër, por të gjithë qytetarët mund ta vizitojmë atë nga shtëpitë […]

Meri Kumbe emërohet zv.ministre e Kulturës

Këshilli i Ministrave vendosi sot  emërimin e Meri Kumbe në postin e zëvendësministrit të Kulturës. Zonja Meri Kumbe është muzikologe dhe pedagoge në Departamentin e Muzikologjisë në Universitetin e Arteve të Tiranës. Nga viti 2014 deri në 2016, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Aktiviteteve Folklorike në Ministrinë e Kulturës. Për rreth 2 vjet […]

Ekspozita e skulptorëve të famshëm italianë në COD, tërheq vëmendjen e turistëve të huaj

Ekspozita “Western Promises” e dy skulptorët e famshëm italianë Emiliano Perino dhe Luca Vele e cila është çelur pak ditë më parë në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj. Kjo ekspozitë pati një super interes gjatë ditës së djeshme ku 150 turistë të huaj e vizituan atë duke […]

Tirana nën ngjyrat e akuarelit, edicioni tretë i Bienales Ndërkombëtare sjell 400 kryevepra arti në kryeqytet

Nëse ju pëlqen arti, mos e humbni mundësinë ta shikoni Tiranën nën magjinë e akuarelit. Pas dy edicioneve shumë të suksesshme të viteve të kaluara, rikthehet në Tiranë Bienalja e tretë Ndërkombëtare e Akuarelit. 400 kryevepra të artit botëror nga më shumë se 60 vende të botës vijnë në Tiranë në sallat e Muzeut Kombëtar. […]

Hapet konkursi i fotografisë ‘PreFoto’

PreFoto është një konkurs i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë. PreFoto është e certifikuar nga organizata “IAAP” (International association of art photographers) dhe Shoqata e fotografëve Amerikan “PSA” (Photographic Society of America). Çertifikimi i PreFoto nga këto dy organizata ndërkombëtare dëshmon cilësinë dhe seriozitetin e ekspozitës. Të gjitha fotografitë […]

Hapet konkursi i fotografisë ‘PreFoto’

PreFoto është një konkurs i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë. PreFoto është e certifikuar nga organizata “IAAP” (International association of art photographers) dhe Shoqata e fotografëve Amerikan “PSA” (Photographic Society of America). Në këtë konkurs kanë aplikuar shumë fotograf nga e gjithë bota. Konkursi – Ekspozita PreFoto ka dëshmuar […]

Kostumografia popullore shqiptare në telajon e piktorit të diasporës

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko solli sot në vëmendje talentin e piktorit të diasporës Dastid Miluka e cili vjen me ekspozitë nga kostumografia popullore shqiptare. “Dastid Miluka është një piktor i talentuar shqiptar që jeton prej kohësh në Belgjikë, i cili vjen para publikut me një stil të veçantë e goditës”, shprehet Majko. […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).