Brownie me banane

Përgatitja për një brawnie super të shijshëm: 

1. Furrën ngroheni në 180 gradë.

2. Në një enë më të thellë shtypini bananet me ndihmën e një piruni. Shtoni sheqerin, gjalpën e shkrirë më herët si dhe ekstraktin e vaniljes.

3. Përzieni të gjitha mirë me tel kuzhine (jo mikser)

4. Shtoni miellin, kripën e kakaon e masën përziejeni sërish derisa të fitoni një brumë homogjen.

5. Tavën lyejeni me gjalpë.

6. Mbi gjalpën hidhni një lugë kakao pluhur (nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës).

7. Masën e fituar zbrazeni në tavën e përgatitur.

8. Mbi brumin shtrojeni në mënyrë të barabartë shtresën me gjalpë kikiriku, ndërsa me ndihmën e pirunit gjalpën shpërndajeni njësoj nëpër ëmbëlsirë.

9. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 25-30 minuta.

10. Pas pjekjes, ëmbëlsirën lëreni të ftohet tërësisht e më pas prijeni në format e dëshiruara.