“My brother is an only child” një komedi italiane premierë në kryeqytet

Nga regjisori italian Daniele Luchetti dhe bazuar në novelën e Antonio Pennacchi, “Mio fratello e figlio unico” (Vëllai im është djal i vetëm), do të shfaqet në bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës të mërkurën, më 11 prill.

Një produksion kinematografik i vitit 2007, kjo komedi trajton historinë e dy vëllezërve dhe marrëdhënien e tyre në një qytet italian midis viteve ’60-’70 të shekullit të kaluar.

Accio shihet me mëdyshje nga prindërit e tij, ndërsa Manrico është djali bukurosh, karizmatik dhe që duhet nga të gjithë. Ata do të luftojnë me njëri-tjetrin për zemrën e një femre, gjatë një rrugëtimi mjaft komik, por edhe që fsheh brenda vetes nota drame.

Mos e humbisni këtë film, i cili do të shfaqet nga ora 19:00 deri më 21:00 këtë të mërkurë.

Trailer:

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj