Art & Kulturë

Botim i ri! Jo NesbØ – “Ylli i djallit”

NJË NOIR TRALLISËS QË I MBAN LEXUESIT TË MBËRTHYER PAS LIBRIT DERI NË FAQEN E FUNDIT. NUK KE NGA IA MBAN.

Osloja është e shtrënguar në darën e një prej verave më përvëluese që mbahet mend në histori. Në një apartament të qendrës një grua e re dergjet e vdekur, në një pellg gjaku. Një gisht i është prerë nga dora e majtë dhe brenda qepallave i është fshehur një diamant i vockël pesëcepësh, ylli i djallit. Po atë çast, në një tjetër pikë të qytetit, Herri Holi dergjet në apartamentin e tij krejt i dehur. Gjithsesi, është pikërisht shefi i policisë, Bjarne Mølleri, që e detyron të dalë nga izolimi ku e ka futur veten. Nuk ka shumë personel në dispozicion, por, mbi të gjitha, dëshiron t’i japë Holit një mundësi të fundit.

“Tani për tani, autori norvegjez i krimit. Madje, tani për tani, autori i krimit, dhe pikë.” – THE NEW YORK TIMES BOOKS REVIEW

JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto përmendim: “Lakuriqi i natës”, “Furrtaret”, “Gushëkuqi”, “Hakmarrja”, “Ylli i djallit”, “Leopardi”, “Fantazma”, “Policia”, “Etje” – të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist detektivin Herri Hol dhe thrillerat “Gjuetari i kokave”, “Gjak dhe dëborë”, “Dielli i mesnatës”.

Përktheu: Agim Doksani
Redaktoi: Klodiana Metani.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).