“Boeing Boeing” rikthehet në Tiranë prej datës 21 shkurt

Komedia brilante “Boeing Boeing” ndalon këtë rradhë në “Teatrin Kombëtar Eksperimental” në kryeqytet, më datat 21 shkurt deri më 25 shkurt, ora 19:00 në sallën Moliere.

Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe.

Tri stjuardesa, më saktë, nga tre vende të ndryshme, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më pare, Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë njohjes të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të treja gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi (me ndihmën e shokut të tij të mefshtë Robert) lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën.

A do të mundet Don Zhuani gënjeshtar ta mbajë në këmbë këtë maskaradë, apo do të ndodhë katastrofa? Si i thonë fjalës: Gjithçka është mirë, kur përfundon mirë.

Trailer: