Art & Kulturë

“Boeing Boeing” ngjitet sërish në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” vjen sërish për të gjithë fansat e saj dhe personat që nuk kanë patur mundësi ta shikonin më parë, më 28 shkurt, 1, 2, 3 dhe 4 mars në sallën “Moliere” të TKE, në orën 19:00.

Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe.

Tri stjuardesa, më saktë, nga tre vende të ndryshme, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më pare, Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë njohjes të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të treja gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi (me ndihmën e shokut të tij të mefshtë Robert) lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën.

A do të mundet Don Zhuani gënjeshtar ta mbajë në këmbë këtë maskaradë, apo do të ndodhë katastrofa? Si i thonë fjalës: Gjithçka është mirë, kur përfundon mirë.

https://www.facebook.com/1439847529613884/videos/2035299463402018/

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).