Art & Kulturë

BLINI FEST

31 GUSHT – 1 SHTATOR BLINI PARK.
Pas suksesit te ketij sezoni ku mijra turiste vizituan cdo dite Park Blini ne Lumin e Shales, tashme nje destinacion turistik si per te huajt ashtu edhe per vendasit, i konsideruar nga vete turistet si nje nga perlat e bukurise dhe Alpeve Shqipetare, ne të cilin nderthuren persosmerisht natyra dhe historia, qetesia dhe argetimi, mali dhe lumi, tryezat e mbushura me ushqimet dhe legjendat e zones, mikpritja dhe traditat, vendosem qe ne fund te ketij sezoni ne shenje falenderimi per te gjithe ato qe vizituan dhe vlersuan kete bukuri natyrore, të vim ndryshe , me nje super event nen tingujt e muzikes live, me të ftuar special, “MARSELA ÇIBUKAJ feat VITMAR BASHA & BAND”, të cilen me muziken e tyre magjepsese do te na bejne te kalojme nje nate te paharrueshme per te gjithe ne.
Qe nata te rrije zgjuar, dhe sebashku me naten edhe ne, festa do te vazhdoje me performancen e DJ VIN VELI, shume i dashur per te gjithe ne. Surprizat nuk do te mbarojne, pasi mes ngrohtesise se zjarrit, lartesise se maleve dhe ndricimit te yjeve, do te kendojme te gjithe sebashku nen tingujt e kitarrave qe do te jehojne deri ne oret e para te mengjesit. Per te gjithe pjesmarresit, te cilet do te deshirojne te behen pjese e aktiviteteve zbavitese, te cilet nuk do te mungojne gjate gjithe udhetimit, keto aktivitete do te finalizohen me shperndarjen e bonuseve ne lojen “ Gjetja e thesarit “.
Dita 1
Nisja ne Oren 6.00 prane Liceut Artistik “Jordan Misja”
Mberritja ne Koman ne Oren 11:00
Akomodimi ne varka
Mberritja ne Park Blini ne Oren 13:00
Dreka ne Oren 14:00
Kohe e lire deri ne oren 17:30
Gjetja e thesarit ne oren 17:30 deri ne Oren 19:30
Darka ne Oren 20:00
Festa nga ora 22:00 deri ne mengjes.

Dita 2
Mengjesi ne Oren 9:00
Kohe e lire ( lundrim, ngjitje ne mal, kanoa,
Kthimi ne Oren 14:00 per ne Koman.

ÇMIMI I PAKETËS KUSHTON 7000 LEK KU PERFSHIN:
1. Transporti me autobuz nga TIRANA
2. Transporti me varka
3. Fjetja ne çadra kampingu
4. Ushqimi (dreka, darka, mjesi)
5. Festa

GJERAT E NEVOJSHME:
Ushqime te thata me vete
Rroba banjo
Xhupa me menge te gjata
Batanije, jastek
Sandale, pantofla

BILETAT i gjeni: TIRANE tek DSM TOURIST GUIDE ALBANIA (RR.BUDI)

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).