Art & Kulturë

BIZNESI SHQIPTAR SOLIDARIZOHET ME POPULLIN SHQIPTAR

 

Kjo nismë e Yellow Pages Albania, Portalit të Biznesit Shqiptar dhe Çelësi, Portalit më të madh të njoftimeve në botën shqiptare prej më shumë se 22 vitesh, fton të gjithë bizneset të tregojnë mbështetjen e tyre për shqiptarët në këto kohë të vështira.

INICIATIVA PËR SOLIDARITETIN E BIZNESEVE

Ftojmë bizneset të publikojnë shërbimet dhe ofertat e tyre ekskluzive krijuar për të ndihmuar çdo të prekur në mënyrë direkte apo indirekte nga ky virus.

Ftojmë çdo biznes të ofrojë shërbime falas apo oferta për këto kohë të Coronavirus. Kjo iniciativë nga Yellow Pages Albania dhe Gazeta Çelësi dëshiron të tregojë solidaritetin e bizneseve shqiptare për popullin shqiptar.

ARSYET PSE DUHET TË BËHENI PJESË E NISMËS

Ne jemi në tregun shqiptar prej 22 vitesh. Në çdo trend, problematikë, kërkesë, treg, na besoni, kemi qenë aty. Kemi përjetuar uljet e ngritje të shumta, por një aspekt nuk ka ndryshuar kurrë: përkrahja e klientëve.

Kjo është mënyra jonë “kreative” për të përkrahur zemrën e biznesit tonë: shqiptarët.

Në këto momente, është më e rëndësishme se kurrë t’i gjendemi pranë çdo familje. Duhet të bëjmë çfarëdo që të mundemi për të ndihmuar!

9 fakte që do ju bëjnë të ndiheni pozitivë për ecurinë e Coronavirus

Misioni ynë? Të ndihmojmë çdo të prekur nga kjo pandemi shkatërrimtare për normalitetin e përditshmërive tona. 

CILAT BIZNESE MUND TË BËHEN PJESË?

Kemi krijuar këtë hapësirë për këtë gjendje të jashtëzakonshme kufizimi të lëvizjeve dhe karantinimi. Kjo mundësi është për të gjitha bizneset që ofrojnë:

  • shërbime në formë dixhitale
  • trajnime
  • aktivitete edukative
  • produkte, oferta dhe shërbime të lëvruara në shtëpi

Nuk je i sigurtë nëse mund ta përfshish shërbimin tënd, por dëshiron të ndihmosh? Na kontakto për më tepër informacion.

SI TË BËHENI PJESË?

Që tani, 12 biznese kanë ofruar shërbimet e tyre falas ose të reduktuara, për çdo shqiptar! Dëshironi të ofroni falas apo me çmim të reduktuar shërbimet tuaja? Produktet tuaja mund të japin shpresë? Ofertat tuaja mund të reduktojnë impaktin e karantimit te qytetarë? Ju duhet të bëheni pjesë e kësaj iniciative!

MËSONI SI KËTU!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).