Bizele me pulë

Përgatitja

1. Domaten e qëruar vendoseni në blender bashkë me karrotat e qëruara dhe qepën.

2. Bluajini imët.

3. Në një tenxhere mesatare vendoseni mishin e shpatullës pa kocka e të prerë në kubikë të vegjël.

4. Hidhjani pak vaj e ujë dhe kaurdiseni në zjarr mesatar.

5. Kur të nis të marrë valë, tek kjo masë shtoni masën e bluar në blender. Kriposeni e piperoseni.

6. Lë të kaurdisen të gjitha bashkë për një kohë.

7. Pastaj shtoni bizelen e ngrirë, shtoni edhe pak dhe vazhdojeni zierjen derisa gjella të fitojë trashësinë e dëshiruar.