Art & Kulturë

A e parandalon dushi koronavirusin?

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije një tjetër fakt që ndoshta njerëzit e kanë besuar gabim deri më sot. Sipas ISHP, COVID-19 nuk parandalohet nëse bëni rregullisht dush apo laheni në vaskë. Në një postim në rrjetet sociale, ISHP shkruan:

Covid-19 nuk parandalohet nëse ju bëni rregullisht dush apo laheni në vaskë.Temperatura normale e trupit tuaj qëndron midis 36.5 dhe 37, pavarësisht temperaturës së ujit në vaskë apo dush. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga COVID-19 është larja e shpeshtë e duarve. Duke bërë këtë ju eliminoni viruset të cilat mund të ndodhen tek duart tuaja si dhe të evitoni infeksionin që mund të ndodhë nga prekja me to e hundës, gojës apo syve.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).