Art & Kulturë

BBC shkruan për Arilenën

BBC i ka dedikuar një artikull këngëve konkurruese në “Eurovision 2020”.

BBC komenton ndër të tjera interpretimin e Arilenës, duke e quajtur si të nevojshme prezencën e një balade të tillë në “Eurovision”.

“Eurovisioni” nuk do të ishte “Eurovision” pa një baladë të fuqishme, preferohet të këndohet në një vëllim kryesor nga një femër me shumë flokë”, nis shkrimin BBC dedikuar këngës reprezentuese shqiptare.

“Në atë front, Arilena Ara sjell diçka të tillë. Kënga e saj quhet fjalë për fjalë “ulërimë” dhe ajo interpreton notat e larta me gjithë hollësinë e një zëri të veçantë”, vazhdon shkrimin gjiganti britanik.

“Që kur fitoi X Factor Albania në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Solo-kënga e saj “Nëntori” ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë se ajo do të jetë e njohur për votuesit atje”, ka përfunduar shkrimin BBC dedikuar Arilenës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).