Bateria e ardhshme e celularëve zgjat deri në dy javë

Gjenerata e re e pajisjeve, të përshkruara në revistën’’ Science’’, premton një jetë të baterisë prej tetë herë më shumë se bateritë aktuale litium-jon dhe vjen nga një kërkim shkencor i udhëhequr nga Propulsion Laboratory Jet (JPL) dhe menaxhuar nga Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë (Caltech) për llogari të NASA-s.

“Bateria me flor mund të zgjasë shumë, por flori është një substancë e vështirë për të punuar për shkak se ai është shumë gërryes dhe reaktiv”, thotë Robert Grubbs, fitues i çmimit Nobel në Kimi në vitin 2005 dhe një prej autorëve e studimit.