Barazia, sonte në Destil

Barazia, sikurse liria, është një nga idealet më të medha të modernitetit, që vështirë ta ndeshesh si praktikë.

Në Shqipëri qytetari jeton në një kontekst pluralistik, i cili është i përbërë nga një mori idealesh dhe ideologjishë për barazinë. Në këtë fjalë, vëmendje i kushtohet idealeve dhe praktikave të barazisë, që rrjedhin nga kultura lokale ligjore duke u ndalur te kultura e ndërtimit të shtëpive të njëjta.

Një ndër eksperiencat më provokuese dhe kreative që kam ndeshur gjatë kërkimeve etnografike në terren është historia e ndryshimeve në kulturën ligjore sa i takon idealeve dhe praktikave të barazisë. E mbi të gjitha, trajektorja kulturore e kalimit prej parimit etik e ligjor në materializmin e këtij parimi, apo në shndërrimin e tij në një “rregull estetik”.