Art & Kulturë

Balkan Jazz Festival vjen në kryeqytet, një spektakël muzikor plot me surpriza

Më 29 & 30 prill, Dita Ndërkombëtare e muzikës jazz do të festohet më së miri me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme të jazzi-t nga Ballkani.

Me pjesëmarrjen e grupeve të muzikës jazz nga vendet e Ballkanit: Bullgari, Greqi, Kosovë, Mal i Zi, Kroaci, Rumani, Serbi dhe Shqipëri, dita e fundit e kësaj jave do të sjelli një festival të vërtet muzikor të rrymës jazz, që performohet nga këto grupe të ndryshme.

Ky festival do të zhvillohet në ambientet e hotel Rogner, ku do të ketë specialitete BBQ, si edhe një lloj të selektuar verërash. Mos e humbisni, këtë të dielë dhe të hënë, ora 19:00.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).